KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ligji në Kuvend: Aleanca nuk garanton vota për Specialen (VIDEO)

Ligji në Kuvend: Aleanca nuk garanton vota për Specialen (VIDEO)

Pasi presidentja Justina Shiroka-Pula nuk e dekretoi dhe e ktheu në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara, partitë politike po mbajnë qëndrime të ndryshme rreth votimit të tij për herë të dytë.

Nga Aleanca, Ardian Gjini nuk e ka konfirmuar nëse do ta mbështesin sërish, por shprehu pakënaqësi me mosdekretimin nga Presidenca.

Në anën tjetër, propozimit të PDK-së i doli kundër LDK-ja.

Shefja e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Jehona Lushaku-Sadriu, theksoi se iniciativa me ligj të thjeshtë cenon obligimet ndërkombëtare dhe ndryshimet kushtetuese, duke paralajmëruar pasoja afatgjata për vendin.

Miratimi i këtij ligji në lexim të parë erdhi pas protestave qytetare që shpërthyen pas dënimit të krerëve të UÇK-së nga Haga me 81 vjet burgim.

Për më shumë detajet ndiqeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.