KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gazetarja Beluli flet për pritshmëritë e shqiptarëve të Luginës në zgjedhjet në Serbi (VIDEO)

Gazetarja Beluli flet për pritshmëritë e shqiptarëve të Luginës në zgjedhjet në Serbi (VIDEO)

Gazetarja Ardita Beluli, në një prononcim për Klan Kosova me gazetaren Altiana Zogaj, ka zbërthyer klimën parazgjedhore në Serbi, pritshmëritë dhe sfidat kryesore me të cilat po përballen qytetarët, e në veçanti komuniteti shqiptar në Luginën e Preshevës.

Beluli ka theksuar se këto zgjedhje parlamentare nga gjysma e qytetarëve dhe opozita po shihen si një referendum përballë partisë SNS të udhëhequr nga Aleksandër Vuçiq.

Në garë shumë të ashpër është partia e SNS-it, partia që drejtohet nga ish-presidenti Aleksandër Vuçiq, dhe lista studentore. Kemi dy pritshmëri në këtë vend: njëra palë, gjysma e elektoratit shpresojnë që të bëhet një ndryshim radikal, të vijë një frymë e re, e cila mbi dy vite e gjysmë nëpër sheshe dhe qytete ka protestuar në shenjë revolte kundër korrupsionit. Kemi dhe gjysmën tjetër të elektoratit që mendojnë se duhet të vazhdojë po e njëjta strukturë dhe elitë politike," Tha Beluli.

Duke folur për garën për 250 ulëse në parlament, Beluli nënvizoi se asnjëra palë nuk e ka të lehtë, por sfida më e madhe bie mbi lëvizjen studentore dhe monitorimin e votës, për shkak të mekanizmave shtetërorë që kontrollon pushteti.

Ajo vuri në dukje pengesat konkrete në terren, si pamundësimin e certifikimit të vëzhguesve të pavarur dhe komisionerëve në disa vendvotime, duke shtuar se manipulimi i listave dhe ndryshimi i numrit të votuesve mbetet një rrezik real.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.