Çmimet në Kosovë po vazhdojnë të rriten vazhdimisht, por pagat po mbesin të njëjta dhe të ulëta. Rrijte të çmimeve kemi pasur tek secili produkt bazik për jetesën e qytetarëve.
Kësaj radhe edhe vezët janë shtrenjtuar. 30 copa ve tash po kushton hiq më pak se 4 euro, transmeton lajmi.net.
Lajmi.net ka qëndruar tek tregu në Prishtinë, ku qytetarët i kanë shprehur ankesat e tyre për çmimet e larta të produkteve.
“Çmimet e produkteve bazike në krejt Kosovën janë zi e më zi. Secili po i ngrit çmimet sipas tekeve të veta. Në Kosovë po bëjnë çka po dojnë vetë disa grupe mafioze, e do matrapazë e kanë kapur Kosovën. Duhet të japin dorëheqje, s’pritet asgjë prej tyre”, tha një qytetar.
Tutje, një qytetar tjetër, u shpreh se me pagat e tanishme, është vështirë të përballohen çmimet aktuale.
“Jo të përballueshme, por jashtëzakonisht të larta. Nëse e shikojmë një pagë mesatare 500 euro, vështirë është me e përballu. Me jetu duhet disi, nuk kemi çka të bëjmë. Këto janë produkte që po duhen të përditshme”, u shpreh ai.
Për më shumë shikojeni storien e përgatitur nga lajmi.net:

