KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Reali në El Clasico pa lojtarë të akademisë në formacion, një statistikë që nuk përsëritej prej 11 vjetësh

Reali në El Clasico pa lojtarë të akademisë në formacion, një statistikë që nuk përsëritej prej 11 vjetësh

Real Madridi pritet të luajë kundër Barcelonës në Camp Nou pa asnjë futbollist të formuar në akademinë e tij në formacionin titullar.

Një situatë e tillë nuk ka ndodhur që nga tetori i vitit 2015, raporton Mundo Deportivo.

Barcelona, në anën tjetër, pritet të ketë disa lojtarë të dalë nga akademia, mes tyre Pau Cubarsí, Lamine Yamal, Xavi Espart dhe Gerard Martín. Hansi Flick ka gjithashtu në dispozicion emra si Gavi dhe Marc Bernal.

Që nga viti 2015, Reali kishte pasur gjithmonë të paktën një lojtar të akademisë në formacionin titullar në ndeshjet në Camp Nou, si Dani Carvajal apo Nacho Fernández.

Ndeshja e fundit kur madrilenët luajtën pa asnjë lojtar të tillë në formacion ishte ajo e humbur 0-4 në Santiago Bernabéu, me Carlo Ancelottin në stol.

Më shumë se 11 vjet më vonë, kjo statistikë përsëritet. Tani mbetet të shihet nëse Reali do të shmangë edhe një tjetër rezultat të hidhur. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.