Toby Vogel, ekspert nga Brukseli, ka folur për rolin e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe ndikimin e saj në Ballkan.
Duke komentuar mungesën e një mbështetësi të fuqishëm të zgjerimit mes liderëve evropianë, Vogel tha në emisionin "Info Magazine në Klan Kosova se Merkel ishte një nga zërat që e përkrahte këtë proces në Këshillin Evropian, ndërsa pasardhësit e saj nuk kanë pasur të njëjtin rol.
“Zgjerimi si proces nuk e ka një kampion përkrahës në mesin e liderëve evropianë. Angela Merkel, përkundër krejt fajëve të saj, ishte një kampione e tillë në Këshillin Evropian dhe pasardhësit e saj në post me të vërtetë nuk kanë qenë të tillë”, ka deklaruar Vogel, njofton Klankosova.tv.
Ai ka kritikuar gjithashtu Komisionin Evropian për mungesë ambicieje në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe në raport me Ukrainën, duke i cilësuar këto çështje si të rëndësishme politikisht.

