KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Cili është ekipi për t’u mundur nëse dëshiron ta fitosh Ligën e Kampionëve? Gazetari Shkumbin Pireva jep parashikimin

Cili është ekipi për t’u mundur nëse dëshiron ta fitosh Ligën e Kampionëve? Gazetari Shkumbin Pireva jep parashikimin

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Shkumbin Pireva, Bardh Maxhuni dhe Lavdim Pireva, diskutojnë për zhvillimet më të rëndësishme në futbollin evropian, me fokus te Liga e Kampionëve, gara për çmimet individuale, Superliga e Kosovës dhe derbit e mëdhenj të fundjavës. Episodi realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Gazetari Shkumbin Pireva ka dhënë mendimin e tij mbi atë se cila është skuadra për t’u mposhtur këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

“Parisi e mori një avantazh kundër Barcelonës që edhe nëse i bien më vonë në çerekfinale apo gjysëmfinale, frika ka me qenë te Barcelona, pasi është mposhtë një herë”.

Domethënë, e bëj pak fajtorë Flickun shkaku i rotacionit, po edhe ndryshimet i pati të detyruara. Po ajo që po du me thënë dhe pajtohem plotësisht me me ty Lavdë është që Parisi është pothuajse makineri perfekte dhe edhe këtë sezon është ekipi që duhet mu mposhtë për me fitu Ligën e Kampionëve”, ka thënë Pireva mes tjerash.

Episodin e plotë të podcastit “Arena e Yjeve” me Shkumbin Pirevën, Bardh Maxhunin dhe Lavdim Pirevën mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.