KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu: Nesër ditë e rëndësishme për Luginën

Haxhiu: Nesër ditë e rëndësishme për Luginën

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka cilësuar ditën e nesërme si një ditë të rëndësishme për Luginën.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se partitë shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc e kanë bërë punën e tyre duke vendosur të garojnë në një listë të vetme.

Tutje, ajo thotë se Kosova i ndjek me vëmendje të veçantë zhvillimet në Luginë.

Ja postimi i plotë:

Nesër është një ditë e rëndësishme për Luginën. Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit do të votojnë për përfaqësuesit e tyre në parlament.

Partitë shqiptare atje tashmë e kanë bërë punën e tyre, duke vendosur të garojnë bashkë, me një listë të vetme, “Koalicioni Shqiptar”. Tani është radha e qytetarëve në Luginë ta mbështesin fuqishëm këtë bashkim.

Kosova i ndjek me vëmendje të veçantë zhvillimet në Luginë. Përfaqësimi politik i shqiptarëve atje, mbrojtja e të drejtave të tyre dhe ngritja e zërit për çdo padrejtësi që u bëhet mbeten gjithmonë të rëndësishme për ne.

Prandaj, i ftoj të gjithë shqiptarët e Luginës që nesër të dalin e ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Edhe ata që jetojnë e punojnë në Kosovë dhe kanë të drejtë vote, i inkurajoj të udhëtojnë për atje e të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Nesër, zëri i Luginës dëgjohet përmes fletëvotimit, me votën për numrin 17, “Koalicionin Shqiptar”.

Luginë, Kosova është me ty!

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.