KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Arsenali fiton ndaj Evertonit dhe vazhdon ndjekjen e kreut në Ligën Premier

Arsenali fiton ndaj Evertonit dhe vazhdon ndjekjen e kreut në Ligën Premier

Arsenali ka shënuar fitore 2-0 ndaj Evertonit në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të Ligës Premier, duke vazhduar garën në pjesën e sipërme të tabelës.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta e zhbllokoi rezultatin që në minutën e shtatë, kur Ezri Konsa shënoi pas një goditjeje nga këndi, duke kaluar londinezët në epërsi prej 1-0.

Arsenali vazhdoi të kërkonte golin e dytë dhe krijoi disa mundësi të mira, por Mikel Merino dhe Noni Madueke nuk arritën t’i konkretizonin rastet e tyre.

Në fund të pjesës së parë, Merino rrezikoi sërish me kokë pas një goditjeje dënimi të Declan Rice, por topi përfundoi mbi traversë.

Në pjesën e dytë, Evertoni tentoi të rikthehej në lojë, por Arsenali arriti ta dyfishonte epërsinë në minutën e 68-të.

Ben White dërgoi një top të mirë në zonë, ndërsa Gabriel e dërgoi topin në rrjetë me kokë, duke vulosur epërsinë 2-0.

Pas golit të dytë, të dy trajnerët bënë disa zëvendësime, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund të takimit.

Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 21 pikëve dhe mban vendin e dytë në tabelën e Ligës Premier, duke vazhduar ndjekjen e kreut./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.