KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Dimitrieska-Koçoska: Sistemi i faturës elektronike është një hap serioz në luftën kundër ekonomisë informale dhe reformave në financat publike

Dimitrieska-Koçoska: Sistemi i faturës elektronike është një hap serioz në luftën kundër ekonomisë informale dhe reformave në financat publike

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, së bashku me Drejtoreshën e të Ardhurave Publike, Elena Petrova, njoftuan sot fillimin e zbatimit të sistemit të faturës elektronike, duke e vlerësuar atë si një reformë të rëndësishme në financat publike dhe një hap serioz në luftën kundër ekonomisë informale.

“Lufta kundër ekonomisë informale, pra formalizimi i saj, është një prioritet i Qeverisë dhe pjesë e programit katërvjeçar. Vlerësimet e Bankës Botërore, FMN-së dhe Komisionit Evropian tregojnë se ekonomia informale në vend arrin në rreth 30 përqind të BPV-së, që është mbi mesataren e Bashkimit Evropian. Prandaj, na duhet një qasje sistemike, me masa që do të jenë me interes të ndërsjellë si për shtetin ashtu edhe për komunitetin e biznesit.

Kjo ka një ndikim të fortë jo vetëm në mbledhjen e të ardhurave në Buxhet, por edhe në zbatimin e projekteve për kujdes shëndetësor më të mirë, arsim, mbrojtje sociale, inovacion dhe rritje ekonomike”, theksoi Ministrja e Financave në një konferencë për shtyp.

Ajo thekson se dixhitalizimi i proceseve në DAP, si dhe në institucione të tjera, është çelësi për rritjen e efikasitetit si në mbledhjen ashtu edhe në shpenzimin e fondeve buxhetore./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.