KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dibrani në samitin e sigurisë dhe inovacionit në SHBA

Dibrani në samitin e sigurisë dhe inovacionit në SHBA

Samiti Global i Inovacionit dhe Sigurisë, që po mbahet më 22 dhe 23 tetor në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka mbledhur drejtues të institucioneve të zbatimit të ligjit nga vende të ndryshme të botës. Në mesin e pjesëmarrësve është edhe drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani.

Samiti organizohet nga Zyra e Sherifit të Palm Beach County, në bashkëpunim me kompaninë Axon, ndërsa diskutimet janë përqendruar në të ardhmen e sigurisë publike, inteligjencën artificiale, teknologjitë e reja të sigurisë, mbrojtjen e zyrtarëve dhe sfidat me të cilat përballen institucionet e sigurisë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka vlerësuar se pjesëmarrja në këtë samit paraqet “një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira ndërkombëtare, krijimin e partneriteteve të reja dhe njohjen me zgjidhjet inovative”.

Sipas këtij institucioni, përfshirja në iniciativa të tilla kontribuon në avancimin e standardeve profesionale, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimin e një sistemi korrektues modern e të sigurt.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.