Në emisionin “Weekend”, ekipi ka vizituar familjen Nikqi në fshatin Shtupeq i Madh të Rugovës, për të sjellë nga afër jetën në bjeshkë dhe traditën e blegtorisë.
Agron Nikqi ka treguar se familja e tij vazhdon të jetojë në vendlindje, duke u kujdesur për rreth 80 dele dhe duke përpunuar produktet e tyre për restorantin familjar.
“Prej barit deri te produkti final që e shesim në restorant, gjithçka mbetet brenda pronës sonë”, tha ai për emisionin.
Ai ka rrëfyer edhe për jetën e dikurshme në Rugovë, kur banorët ndihmonin njëri-tjetrin në punë, ruanin traditat dhe kalonin mbrëmjet së bashku me lojëra popullore.
Ndiqni intervistën e plotë:
Burimi: klankosova.tv ↗

