Zërin i saj u dëgjua edhe atëherë ku ishte rrezik i madh të këndoje " N"Dardani bjen një tupan", duke kujtuar realizimin e albumit të parë në vitin 1983 dhe askush nuk mundi ta ndalojë.
E kemi fjalën për artisten e dashur të folkut dhe muzikës së mirëfilltë popullore Hajrie Preniqi Gashi, e cila pas rikthimit të saj me albumin më të ri dhe të dytin "Këngët tona" nuk ka ndalur kurrë më duke pasuruar muzikën shqiptare me projekte mjaft të bukura.
E vetëm pak ditë më parë ajo ka lansuar këngën e saj më të re me titull "Balada e Gurbetit" " ku për tekstin është kujdesur Albtraks, me muzikë nga Albtraks dhe përpunuar nga Hysni Klinaku e rregjistruar në Studio Lumi.
Edhe një herë artistja me origjinë nga Kosova por që jeton dhe vepron në Holandë sjell një vlerë të dashur në fonetekën e muzikës shqiptare me zërin dhe interpretimin e saj unik, me një temë drithëruese që i përket shqiptarëve dhe e përjetuar në lëkurën e saj siç është gurbeti.
Nëse nuk e keni parë dhe dëgjuar ende ne ju ftojmë që ta klikoni linkun, dhe të kënaqëni me këngën e saj më të re.

![Interpretimi i saj unik sjell temën e Gurbetit, projekti më i ri nga Hajrie Preniqi Gashi [video]](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2026/October/24/auto_Capture1792840798.png)