Bukurije Ferati, pjesëtare e Policisë së Kosovës, ka ndërruar jetë më 24 tetor 2026, pas një sëmundjeje të rëndë. Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët.
Sipas njoftimit mortor të familjes, varrimi i të ndjerës do të bëhet të shtunën, me namazin e ikindisë, në orën 15:30, në varrezat e fshatit Bare në Mitrovicë, raporton lajmi.net
Ndërkaq, e pamja do të mbahet për tri ditë në Vushtrri, në rrugën “Shote Galica”, nga e diela, më 25 tetor, deri të martën, më 27 tetor 2026.
“Zoti të shpërbleftë me Xhenet”, thuhet në njoftimin mortor të familjes./Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

