KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjini: Kosova nuk ka fituar as taktikisht, as strategjikisht me kthimin e ligjit të Speciales në Kuvend

Gjini: Kosova nuk ka fituar as taktikisht, as strategjikisht me kthimin e ligjit të Speciales në Kuvend

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij ka qenë kundër kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen.

Para mediave, Gjini tha se, sipas Aleancës, Kosova nuk ka përfituar nga ky veprim, as në aspektin taktik, as në atë strategjik apo ligjor.

“Aleanca ka qenë kundër kthimit të ligjit në Kuvend. Nuk mendojmë se Kosova ka fituar diçka, as taktikisht, as strategjikisht, as legalisht”, deklaroi Gjini.

Ai bëri të ditur se Aleanca do t'i bëjë të ditura më vonë vendimet e tjera lidhur me këtë çështje, teksa theksoi, se pavarësisht debatit për Ligjin e Speciales, nuk duhet të harrohen problemet e tjera me të cilat përballen qytetarët e Kosovës.

“…Nuk guxojmë me i harru të gjitha temat që rëndojnë për çdo ditë jetën e qytetarit, që janë duke e degradu komplet shtetin e Kosovës, veç me një ndjenjë që dikush e ka marrë një temë tjetër dhe po i harron temat esenciale”, u shpreh mes tjerash Gjini në konferencë. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.