KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Gjitari helmues që mendohej se ishte zhdukur, rizbulohet pas gati 90 vjetësh

Gjitari helmues që mendohej se ishte zhdukur, rizbulohet pas gati 90 vjetësh

Një primat i rrallë, i cili mendohej se mund të ishte zhdukur, është rizbuluar në ishullin Bangka të Indonezisë, pasi nuk ishte dokumentuar nga shkenca që nga vitet 1930.

Bëhet fjalë për Bangka slow loris (Nycticebus bancanus), një gjitar u vogël, me sy të mëdhenj, që jeton kryesisht në pemë dhe është aktiv gjatë natës.

Ajo është ndër primatët e rrallë që kanë helm, i cili mund të shkaktojë reaksione të rënda alergjike te njerëzit.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, një studim i ri ka dokumentuar më shumë se 90 gjitarë të tillë, që janë hasur nga Qendra e Shpëtimit të Kafshëve të Egra Alobi gjatë periudhës 2015–2025, transmeton Klankosova.tv

Shumë prej tyre ishin gjetur në oborre shtëpish, pranë rrugëve dhe në linja elektrike, pasi banorët kishin kërkuar ndihmë.

Specia ishte klasifikuar nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës si e rrezikuar në mënyrë kritike, me mundësinë që të ishte zhdukur.

Megjithatë, rizbulimi nuk do të thotë se rreziku për mbijetesën e saj ka kaluar.

Studiuesit theksojnë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të përcaktuar madhësinë e popullatës dhe për të mbrojtur zonat ku ajo vazhdon të jetojë. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.