Policia gjermane ka arrestuar një të dyshuar pas shpërthimit të një zjarri në një bujtinë historike malore, të njohur si “Foleja e Shqiponjës”, e cila ishte një nga vendpushimet e preferuara të Adolf Hitlerit, përcjell Business Recorder.
Sipas Reuters, zjarri shpërtheu të premten në ndërtesën Kehlsteinhaus, në rajonin e Bavarisë, pranë Berchtesgadenit, në jug të Gjermanisë.
Rreth 200 zjarrfikës dhe pjesëtarë të ekipeve emergjente u angazhuan për të luftuar flakët.
Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se një person është ndaluar lidhur me rastin, ndërsa detaje të tjera për shkaqet e zjarrit nuk janë bërë të ditura në raportimin fillestar.
Burimi: klankosova.tv ↗

