Mbrojtësi i Liverpoolit, Ronald Araujo, ka folur për periudhën e vështirë që e detyroi të largohej nga futbolli vitin e kaluar dhe rëndësinë e kërkimit të ndihmës.
Në një intervistë me The Times, uruguaiani e kujtoi golin e tij në fitoren 4-3 ndaj Villarrealit në Ligën e Kampionëve si “një moment madhështor”.
Ai e krahasoi atë me atë që ndihej muaj më parë. “Ishte një periudhë shumë e vështirë”, tha fillimisht Araujo.
“Ndjeva se duhej të bëja një hap prapa. Nuk ndihesha mirë për një kohë të gjatë dhe nuk po shijoja më atë që dua më shumë: futbollin”.
Problemet pasuan kartonët e kuq në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germain në vitin 2024 dhe kundër Chelseat sezonin pasardhës.
“E kuptova se duhej të kontaktoja, të kërkoja ndihmë dhe të flisja jo vetëm me të dashurit e mi, por edhe me profesionistët”.
“Ndonjëherë i mban të gjitha për vete dhe përpiqesh të tregosh guxim, por në jetë duhet të flasësh dhe t’u rrëfehesh të tjerëve për atë që po kalon”, përfundoi uruguaiani.
Ai kaloi rreth një muaj larg Barcelonës, duke u kthyer në Uruguai dhe duke u mbështetur në besimin e tij të krishterë. /Telegrafi/

