KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Vazhdojnë punimet për renovimin e Repartit të Ortopedisë në Spitalin e Pejës

Vazhdojnë punimet për renovimin e Repartit të Ortopedisë në Spitalin e Pejës

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për renovimin e tërësishëm të Repartit të Ortopedisë, me qëllim të përmirësimit të kushteve për pacientët dhe personelin shëndetësor.

Sipas njoftimit, në kuadër të projektit parashihet që disa nga dhomat e pacientëve të pajisen me banjo të veçanta brenda dhomave, duke ofruar më shumë privatësi dhe kushte më të përshtatshme për pacientët, veçanërisht për ata me gjendje më të rëndë shëndetësore.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë kanë bërë të ditur se ky investim synon përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore, si dhe krijimin e një ambienti më funksional dhe më të sigurt për pacientët dhe stafin mjekësor. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.