KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

“Para 22 vitesh mposhta një kancer agresiv me mjete personale” (VIDEO)

“Para 22 vitesh mposhta një kancer agresiv me mjete personale” (VIDEO)

Në emisionin “Weekend” të Klan Kosova, u fol për Tetorin Rozë, që i kushtohet ndërgjegjësimit për sëmundjen që prek gratë nga kanceri i gjirit.

Mimoza Prapashtica foli për iniciativën që për kauzë ka mbështetjen dhe ndihmën financiare ndaj grave të prekura nga ky kancer.

“Po zgjohemi çdo mëngjes me lajme të hidhura, fatkeqësisht nga e gjithë bota, dhe sikur po rrezikohemi ndonjëherë për humbjen e ndjenjës për tjetrin. Kjo ka qenë arsyeja pse unë kam dashur të organizoj një event të tillë, që organizohet të dielën në Ylli House of Sports, janë katër fusha të padellit të hapura për të gjithë, nga ora 12 deri në ora 16:00, dhe shërbimet janë pa pagesë. Aty mblidhen njerëzit dhe socializohen me njëri-tjetrin”, deklaroi Prapashtica, raporton Klankosova.tv.

Ajo tha se aty do të jepen kontribute nga pjesëmarrësit, të cilat do t’u shpërndahen grave të prekura nga kanceri i gjirit.

Nafije Latifi, pjesë e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit, foli për organizimin e kësaj qendre nga fillimi, dhe për sfidat fillestare.

Ndërkohë, zonja Latifi foli edhe për periudhën, para 22 vitesh, kur ajo ishte prekur nga kanceri i gjirit.

Ajo tha se ka qenë gazetare në atë kohë, dhe përballja me sëmundjen, sipas saj, ka qenë shokuese.

“Aso kohe, nuk ka pasur as informata për sëmundjen, ka qenë temë tabu. Nuk ka pasur as kushte të diagnostikimit e as të trajtimit, është dashur të shkohet nga një ordinancë private te tjetra, për të ardhur deri te një diagnozë gjysmake, të dilet jashtë për të marrë mendime tjera… Ka qenë shumë vështirë, psiqikisht, fizikisht e edhe materialisht. Por, unë i gjeta rrugët për fillim të trajtimit. Shkova në Gjermani, bëra intervenim kirurgjik, por pas intervenimit doli se ai lloj i kancerit që e kisha unë, ishte shumë agresiv, dhe nevojiteshin shumë terapi… Aq terapi, aq nevoja sa vështirë të përballohej, dhe realisht nuk kishe as profesionistë, as klinikë onokologjike, e as institucion që e trajton sëmundjen”.

“Sëmundja është kthyer pastaj në pamundësi të trajtimeve edhe disa herë tjera. Kam gjet zgjidhje personalisht, me mjetet e mia materiale jam trajtu, kështu që e di sa e vështirë është. Por, situata ka ndryshuar shumë për të mirë nga koha kur jam diagnostiku dhe trajtu unë”, theksoi zonja Nafije.

Megjithatë, ajo tha se mbulueshmëria me barna është përmirësuar shumë, mirëpo shtoi se “asnjëherë e plotë, gjithmonë ka mungesa”.

“Arsyetimet gjithmonë janë – buxheti! Unë mendoj që edhe menaxhimi i atij buxheti ka probleme, dhe çalon diku-diku. Neve si shoqatë na ndihmojnë shumë, përpos institucioneve, edhe kompanitë e ndryshme, edhe shkollat, sepse siç e keni pa, jo vetëm Prishtina, por e gjithë Kosova në tetor është rozë”, theksoi Nafije Latifi.

Ndiqeni bisedën e plotë me të ftuarat:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.