Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje të xhiros së 10-të, ku vëmendja kryesore është te përballjet Vushtrria – Ballkani dhe Drenica – Malisheva.
Në orën 14:00, Vushtrria e pret Ballkanin. Vendasit janë në vendin e fundit me vetëm 3 pikë, ndërsa Ballkani renditet i gjashti me 13 pikë dhe synon të rikthehet te fitorja pas humbjes nga Prishtina në xhiron e kaluar.
Në orën 18:00, Drenica përballet me Malishevën. Mysafirët janë liderë të kampionatit me 23 pikë, aq sa ka edhe Prishtina, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar. Drenica renditet e shtata me 11 pikë dhe do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin vendës për të marrë rezultat pozitiv.
Të dyja ndeshjet transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion.
Burimi: klankosova.tv ↗

