Një market në fshatin Mazgit të Obiliqit ka qenë cak i një vjedhjeje të rëndë gjatë natës të së premtes.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 23 tetor, rreth orës 00:20.
Persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë me forcë në market, nga ku, sipas menaxherit, kanë vjedhur para nga kasaforta.
"Rasti është duke u hetuar", thotë Policia./Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

