KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sulmohen fizikisht dy policë në Prishtinë gjatë detyrës, arrestohen një burrë dhe një grua

Sulmohen fizikisht dy policë në Prishtinë gjatë detyrës, arrestohen një burrë dhe një grua

Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Prishtinë.

Për rastin janë arrestuar një burrë dhe një grua. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur të premten, rreth orës 10:00, në rrugën “Vicianum” në Prishtinë.

Dy zyrtarët policorë dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga një burrë dhe një grua, të dy shtetas të Kosovës, derisa po zbatonin një urdhëresë.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”. “SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

“Rr. Vicianum, Prishtinë 23.10.2026 – 10:00. Raportohet se dy zyrtarë policorë, gjatë kryer së detyrës zyrtare (realizimit te një urdhërese), janë sulmuar fizikisht nga një mashkull dhe një femër kosovarë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit në bazë të urdhër-arrestit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.