KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ronaldinho rikthehet në fushë në moshën 46-vjeçare, klubi zbulon ​datën e debutimit të tij

Ronaldinho rikthehet në fushë në moshën 46-vjeçare, klubi zbulon ​datën e debutimit të tij

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, pritet të debutojë si profesionist në moshën 46-vjeçare, duke luajtur për skuadrën italiane Ravenna, në të cilën është bashkëpronar dhe që mban markën e tij “R10” në fanella.

Klubi ka konfirmuar se fituesi i Topit të Artë për vitin 2005 do të zbresë në fushë më 15 nëntor, në derbin ndaj Forlit.

Ravenna dhe ish-ylli i Barcelonës e Paris Saint-Germainit kishin arritur marrëveshje që në gusht, sipas së cilës braziliani do të luante të paktën një ndeshje zyrtare me fanellën e klubit italian.

Përmes një deklarate zyrtare, Ravenna konfirmoi datën dhe orën e kësaj përballjeje të veçantë.

“Data e shumëpritur më në fund është konfirmuar. Të dielën, më 15 nëntor, saktësisht në orën 17:30, legjenda braziliane do ta veshë fanellën e Ravennës në derbin kundër Forlit. Kjo ndeshje do të tërheqë vëmendjen e të gjithë botës në stadiumin ‘Bruno Benelli’”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ravenna e shoqëroi njoftimin edhe me një mesazh emocionues për brazilianin, duke kujtuar magjinë që ai solli në futboll gjatë karrierës së tij.

“Ka lojtarë që i kujtojmë për sukseset e tyre dhe të tjerë që i kujtojmë për magjinë që krijuan. Ronaldinho i përket asaj kategorie të rrallë kampionësh që e shndërrojnë futbollin në gëzim të pastër, me një lëvizje të papritur, një prekje gjeniale dhe një buzëqeshje që bashkoi stadiume të tëra dhe breza tifozësh”, thuhet më tej në deklaratë.

Klubi pret që kjo ndeshje të jetë një ngjarje e veçantë, e përforcuar nga pasioni i tifozëve të Ravennës dhe rivaliteti lokal me Forlin.

Ronaldinho është një nga futbollistët më të shquar të fillimit të shekullit 21. Ai arriti kulmin e suksesit individual në vitin 2005, kur fitoi Topin e Artë, ndërsa gjatë karrierës së tij fitoi trofe të rëndësishëm me Barcelonën, Milanin dhe kombëtaren e Brazilit.

Ndër arritjet më të mëdha të brazilianit janë triumfi në Kupën e Botës më 2002 dhe fitimi i Ligës së Kampionëve me Barcelonën./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.