KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bordi i Paqes nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë, vlerësohet kontributi i Kosovës

Bordi i Paqes nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë, vlerësohet kontributi i Kosovës

Bordi i Paqes ka reaguar lidhur me marrëveshjen e nënshkruar sot ndërmjet Shqipërisë dhe Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), duke theksuar se ajo parasheh mbështetje shtesë për operacionet e sigurisë dhe planifikimin e operacioneve të misionit në Gazë.

Në njoftimin e Bordit të Paqes thuhet se kontributi i Shqipërisë i shtohet atyre të Kosovës dhe Marokut, të cilat konsiderohen thelbësore për avancimin e qeverisjes, sigurisë, përpjekjeve humanitare, sundimit të ligjit dhe rindërtimit të Gazës.

"Marrëveshje e rëndësishme mes Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit dhe Shqipërisë, e cila siguron mbështetje shtesë për operacionet e sigurisë dhe kapacitete për planifikimin e operacioneve të misionit në Gaza.Kontributi i Shqipërisë i shtohet atyre të Marokut dhe Kosovës dhe do të jetë thelbësor për avancimin e qeverisjes, sigurisë, përpjekjeve humanitare, sundimit të ligjit dhe rindërtimit", thuhet në postim.

Important agreement between the International Stabilization Force and Albania that provides additional security operations support and operations planning capabilities for the mission in Gaza. Albania’s contributions add to those of Morocco and Kosovo, and will be critical in… pic.twitter.com/sozc93EYdA

— Board of Peace (@BoardOfPeace) October 23, 2026

Shqipëria ka nënshkruar sot marrëveshjen zyrtare me Bordin e Paqes për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë.

Ceremonia e nënshkrimit është mbajtur në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.