Gavi e ka dërguar një mesazh sfidues para përballjes mes Barcelonës dhe Real Madridit, që zhvillohet të dielën në Camp Nou.
“Unë jam një lojtar që vërtet kënaqem duke shkuar në luftë në ndeshjet e El Clásicos”, deklaroi mesfushori i Barcelonës.
Ai theksoi se lojtarët duhet ta kuptojnë qartë filozofinë e trajnerit Hansi Flick dhe të japin gjithçka që nga minuta e parë.
“Ne të gjithë jemi tifozë të Barcelonës dhe gjithmonë duam ta mposhtim Real Madridin. Gjëja më e rëndësishme për ne është t’i marrim tri pikët, me çdo kusht”, shtoi Gavi.
Barcelona hyn në këtë ndeshje pas nëntë fitoreve radhazi në La Liga, me 27 pikë, ndërsa Real Madridi ka 21 pikë. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

