KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Sancho merr një ofertë qesharake nga Getafe, paga e tij pëson rënie drastike

Sancho merr një ofertë qesharake nga Getafe, paga e tij pëson rënie drastike

Jadon Sancho mund të përballet me një ulje drastike të pagës nëse vendos të transferohet te Getafe. Sipas The Telegraph, klubi spanjoll i ka ofruar sulmuesit anglez një kontratë me kushte financiare shumë më të ulëta se ato që kishte te Manchester United.

Pesë vjet më parë, Sancho nënshkroi me “Djajtë e Kuq” një kontratë që i siguronte rreth 250 mijë funte në javë, të cilës i skadoi afati këtë verë.

Ndërkohë, oferta e Getafes është krejtësisht ndryshe: vetëm 11 mijë euro në javë.

Sipas raportimit, kontrata do t’i siguronte anglezit gjithsej rreth 390 mijë euro nga tani deri në qershor, një shumë dukshëm më e ulët krahasuar me përfitimet e tij të mëparshme.

Pavarësisht ofertës së ulët, Sancho është i hapur ndaj mundësisë për të vazhduar karrierën në La Liga. Megjithatë, para se të marrë një vendim përfundimtar, ai dëshiron të takohet me trajnerin e Getafes, Jose Bordalas, për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit.

Ndërkohë, nëse transferimi realizohet me këto kushte financiare, kontrata pritet të shqyrtohet nga organet përkatëse të La Ligës, për shkak të uljes së konsiderueshme të pagës së futbollistit.

Mbetet të shihet nëse Sancho do ta pranojë ofertën e Getafes dhe do të jetë i gatshëm të bëjë një sakrificë të madhe financiare për të nisur një kapitull të ri në futbollin spanjoll./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.