Kris Jenner, 70 vjeçe, është fotografuar të premten në Romë, ku shoqëroi vajzën e saj, Kim Kardashian, gjatë vizitës në dyqanin e markës luksoze Bvlgari.
Paraqitja e saj riktheu vëmendjen te lifting-u i fytyrës, të cilit thuhet se iu nënshtrua vitin e kaluar, me një kosto prej 150 mijë dollarësh, rreth 129 mijë euro.
Nëna e gjashtë fëmijëve u shfaq me syze të mëdha dielli, një xhaketë rozë Chanel dhe veshje në nuanca bordo, shkruan DailyMail.
Ndërsa lëkura e saj dukej e tendosur, pamja u komentua në mediat rozë për ndryshimin pas ndërhyrjes estetike.
Pranë saj ishte Kim Kardashian, e cila festoi 46-vjetorin me disa aktivitete, duke nisur me një darkë familjare në Beverly Hills dhe duke vazhduar më pas në Evropë.
Në Romë, ajo u shfaq me një fustan të bardhë me dekolte të theksuar.
Përveç ndërhyrjes estetike, Kris ka folur edhe për kujdesin ndaj flokëve. Ajo ka treguar se përdor produkte me peptide për rritjen e tyre dhe pretendon se, pas përdorimit të vazhdueshëm, flokët i janë dukur më të dendur dhe më të fortë.
Jenner është gjithashtu aksionere e markës së produktit që promovon. /Telegrafi/

