KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shasime Osmani, deputetja shqiptare në Parlamentin e Kantonit të Bernit, merr nënshtetësinë e Kosovës

Shasime Osmani, deputetja shqiptare në Parlamentin e Kantonit të Bernit, merr nënshtetësinë e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, i ka dhënë nënshtetësinë e Republikës së Kosovës deputetes kërçovare që jeton dhe vepron në Zvicër, Shasime Osmani.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani përmes një postimi, ku ka ndarë edhe fotografinë me dokumentin e nënshtetësisë, shkruan Telegrafi.

Ajo e ka cilësuar këtë si një nder të veçantë dhe një moment emocional, duke shprehur mirënjohje për këtë vlerësim.

“Presidentja e Republikës së Kosovës më ka dhënë shtetësinë e Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Ky vendim shënon një moment të rëndësishëm për deputeten me prejardhje nga Kërçova, e cila tashmë ka marrë edhe nënshtetësinë e Kosovës.

Kush është Shasime Osmani, shqiptarja e zgjedhur deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernit

Shasime Osmani, vajza e mërgatës shqiptare, është zgjedhur deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernit, pas një rrugëtimi që nisi në vitet e vështira të mërgimit familjar.

Historia e saj nis në fund të viteve 1970, kur gjyshi i saj u shpërngul nga Maqedonia në Zvicër për të punuar dhe siguruar një të ardhme më të mirë për familjen. Më 1993 erdhi i ati, ndërsa Shasimja, bashkë me nënën, u vendos në Zvicër më 1999, pas çlirimit të Kosovës.

Që nga ajo kohë, Shasimja ka ndjekur një rrugëtim të jashtëzakonshëm: studente e drejtësisë në Universitetin e Bernit, ajo u zgjodh fillimisht asambleiste në parlamentin e qytetit të Bernit dhe sot, më 2026, konfirmoi fuqinë e saj në politikën kantonale, duke u bërë deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernit. Mediat zvicerane e prezantuan atë si “një zë për ata që nuk kanë zë”.

Shasimja u rrit në lagjen Bümplitz-Bethlehem, një komunitet ku mundësitë janë të pakta dhe barazia sociale shpesh mungon. Vetëm 11 për qind e nxënësve të lagjes arrijnë të ndjekin gjimnazin, krahasuar me 40 për qind në lagjet e tjera. Ky realitet e motivoi Shasimen të angazhohej politikisht, duke u përkushtuar për barazi shkolle dhe mundësi të barabarta për të gjithë.

Në ditën e fitores, Shasime shpërndau në Instagram një fotografi të një tepsi fli, shoqëruar me shënimin: “If you know, you know”. Një tjetër foto tregonte përqafimin me një kolege partie dhe një shënim prekës: “Aktualisht po rrjedhin vetëm lot”.

Rruga e Shasimes nga fëmijëria në një lagje të punëtorëve deri në parlamentin kantonal tregon se përkushtimi dhe pasioni për ndryshim social mund të kthejnë ëndrrat në realitet./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.