Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Melzo. Mediat italiane raportojnë se 23-vjeçari shqiptar është arrestuar për shitje kokaine.
Gjatë kontrollit të zonës policia ka vënë re një makinë të ndaluar, brenda së cilës ndodhej një i ri, shkruan vizionplus.tv.
I riu paraqiti dokumentet e identitetit të vëllait të tij binjak, me qëllim që të mos i zbuloheshin precedentët penalë.Kur kontrolluan makinën, policët zbuluan dy enë cilindrike të fiksuara poshtë timonit, ku ishin fshehur disa doza kokaine të paketuara dhe të mbyllura hermetikisht, me peshë rreth 40 gramë.
Verifikimet e mëtejshme dhe gjurmët e gishtërinjve konfirmuan më pas identitetin e vërtetë të shqiptarit. Ai është lënë nën arrest shtëpie, nën mbikëqyrje me byzylyk elektronik.

