KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Autokraci brutale” – Robelli sjell rrëfimin e “Der Spiegel” për shoferin serb që doli në krah të studentëve kundër Vuçiqit

“Autokraci brutale” – Robelli sjell rrëfimin e “Der Spiegel” për shoferin serb që doli në krah të studentëve kundër Vuçiqit

Gazetari Enver Robelli ka shpërndarë një shkrim të revistës gjermane “Der Spiegel”, ku përshkruhet rasti i Milomir Jaćimovićit, një shofer autobusi nga Vojvodina, i cili, sipas rrëfimit, është përballur me dhunë, kërcënime dhe presion institucional pasi nisi t’i transportonte falas studentët në protestat kundër qeverisë së Aleksandar Vuçiqit.

Në postimin e tij, Robelli e cilëson rastin si shembull të funksionimit të një autokracie brutale, duke iu referuar përshkrimit të revistës gjermane për zhvillimet në Serbi para zgjedhjeve.

Sipas shkrimit të shpërndarë nga gazetari, problemet e Jaćimovićit nisën në nëntor të vitit 2024, kur ai vendosi të mos transportonte më përkrahës të pushtetit, por t’u ofronte transport falas studentëve që merrnin pjesë në protestat kundër qeverisë.

Që nga ajo kohë, ai pretendohet se është përballur me sulme fizike, dëmtim të autobusëve, gjoba të larta dhe procedura gjyqësore. Në shkrim përmendet edhe djegia e një autobusi të tij më 16 prill, si dhe pretendimi se policia nuk ndërmori masa ndaj personave që ai i kishte identifikuar si të dyshuar për sulmet.

Robelli ka përshkruar edhe pasojat që, sipas artikullit, këto zhvillime kanë pasur për shoferin dhe familjen e tij, përfshirë vështirësitë financiare dhe mbështetjen përmes donacioneve private.

Në postimin e tij, gazetari ka përfshirë edhe këtë pjesë të rrëfimit për qëndrimin e shoferit përballë presionit:

“Pavarësisht presionit, shkatërrimit financiar dhe humbjes së punës, shoferi serb mbijeton falë donacioneve private. I mbetur pa dhëmbë, me një autobus të djegur shkrumb e hi përpara shtëpisë, ai është i bindur se reagimi i regjimit vetëm sa e dëshmon frikën e pushtetit dhe se ‘rinia dhe studentët do të fitojnë’.”/Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.