KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kaos në aeroportin e Chicagos, papagalli sulmon këdo që tenton ta kapë

Kaos në aeroportin e Chicagos, papagalli sulmon këdo që tenton ta kapë

Një zog ekzotik me ngjyrë të gjelbër shkaktoi momente të pazakonta në aeroportin ndërkombëtar O’Hare të Chicagos, pasi hyri brenda terminalit dhe nisi të sulmonte pasagjerët dhe punonjësit e aeroportit.

Pamjet e regjistruara tregojnë zogun, që dyshohet të jetë papagall, duke u ulur mbi kokat e pasagjerëve dhe mbi valixhet e tyre.

Sa herë që dikush përpiqej ta kapte apo ta prekte, zogu bëhej agresiv dhe godiste me sqep.

– YouTube www.youtube.com

Paris Elbert, një punonjës i aeroportit që filmoi ngjarjen, tha se zogu kishte hyrë përmes një dere të hapur.

“Shumë njerëz donin ta kapnin, por sa herë përpiqeshin ta kapnin ose t’i afroheshin me kujdes, zogu zgjidhte të luftonte dhe jo të fluturonte”, tregoi Elbert.

Pas disa përpjekjeve të dështuara, një punonjës i pastrimit arriti ta kapte zogun duke përdorur një bluzë.

Më pas, ai u dërgua te një veteriner për kontroll dhe për të verifikuar nëse kishte mikroçip, me qëllim identifikimin e pronarit të mundshëm.

Ngjarja tërhoqi vëmendjen e pasagjerëve dhe punonjësve, duke e kthyer një ditë të zakonshme në aeroport në një situatë sa të pazakontë, aq edhe argëtuese. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.