KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zvicra mbetet treg kyç për Kosovën, Gara tregon destinacionet më të frekuentuara të fluturimeve

Zvicra mbetet treg kyç për Kosovën, Gara tregon destinacionet më të frekuentuara të fluturimeve

Menaxherja për Marrëdhënie me Publikun në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara, në një intervistë për Telegrafin, ka folur për fluksin e udhëtarëve gjatë sezonit veror dhe dimëror, rëndësinë e tregut zviceran dhe destinacionet që vazhdojnë të jenë më të frekuentuarat nga udhëtarët që udhëtojnë mes Kosovës dhe Zvicrës.

Dallimi mes sezonit veror dhe atij dimëror të udhëtimeve është zvogëluar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, ndërsa Zvicra vazhdon të përbëjë një pjesë të rëndësishme të tregut të udhëtimeve në Kosovë.

Kështu ka deklaruar Valentina Gara në një intervistë për Telegrafin, ku ka folur për ndryshimet në fluksin e udhëtarëve dhe destinacionet që vazhdojnë të kenë kërkesë të lartë.

Sipas Garës, në të kaluarën dallimi mes dy sezoneve ishte dukshëm më i madh, ndërsa gjatë dy-tri viteve të fundit kjo diferencë është zvogëluar, ndonëse sezoni veror vazhdon të karakterizohet nga një fluks pak më i lartë i udhëtarëve.

“Para disa viteve kemi pasur një dallim mjaft të madh në krahasim me periudhën mes sezonit dimëror dhe sezonit veror. Ndërkaq, dy-tri vitet e fundit nuk kemi ndonjë dallim, edhe pse normalisht ka një fluks pak më të madh”, ka deklaruar ajo për Telegrafin.

Zvicra përbën rreth 40 për qind të tregut të udhëtimeve

Një nga të dhënat e theksuara nga Gara lidhet me peshën që ka Zvicra në tregun e udhëtimeve në Kosovë.

Ajo ka bërë të ditur se rreth 40 për qind e numrit të përgjithshëm të fluturimeve dhe udhëtarëve lidhet me tregun zviceran, duke e renditur këtë shtet ndër tregjet kryesore për udhëtimet nga dhe drejt Kosovës.

“Zvicra përbën diku rreth 40 për qind të tregut kosovar, apo rreth 40 për qind të numrit total të fluturimeve dhe numrit total të udhëtarëve”, ka thënë Gara.

Kjo përqindje, sipas deklarimit të saj, tregon rëndësinë që ka lidhja ajrore me Zvicrën për udhëtarët që lëvizin mes dy vendeve.

Bazeli dhe Cyrihu mbeten ndër destinacionet më të frekuentuara

Sa u përket destinacioneve zvicerane, Gara ka theksuar se Bazeli dhe Cyrihu vazhdojnë të jenë ndër qytetet më të frekuentuara nga udhëtarët, krahas Gjenevës dhe destinacioneve të tjera.

“Destinacionet më të frekuentuara me shtetin zviceran mbesin akoma Bazeli dhe Cyrihu, dhe destinacionet tjera si Gjeneva e kështu me radhë”, ka deklaruar ajo./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.