Ushtarët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dhënë sot betimin solemn gjatë ceremonisë së diplomimit të mbajtur në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
515 rekrutët e diplomuar kanë dhënë zotimin për shërbim ndaj shtetit dhe qytetarëve.
Të rreshtuar para eprorëve dhe flamujve shtetërorë e ushtarakë, rekrutët ngritën dorën e djathtë dhe përsëritën njëzëri fjalët e betimit solemn.
Pas kësaj familjarët me vrap iu hodhën në përqafime.
Kjo është gjenerata e dytë që brenda kësaj periudhe të vitit iu bashkua Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Burimi: klankosova.tv ↗

