Cristiano Ronaldo vazhdon marshimin drejt shifrës magjike prej 1.000 golash në karrierë.
Sulmuesi portugez shënoi në fitoren 3-1 të Al-Nassr ndaj Al-Faisaly, duke regjistruar golin e 982-të në ndeshjet zyrtare.
Goli erdhi pas asistimit të João Félixit
Ronaldo realizoi në minutën e 49-të, kur shfrytëzoi një goditje dënimi të ekzekutuar nga bashkëkombësi i tij, João Félix, për të shënuar me kokë dhe për ta çuar rezultatin në 2-0.
Al-Nassr kishte kaluar në epërsi që në minutën e katërt, me Abdullah Al-Hamdanin, ndërsa Theo Bongonda ngushtoi rezultatin për vendasit në minutën e 66-të. Angelo Gabriel vulosi fitoren e skuadrës mysafire në minutën e 79-të.
Portugezi pati mundësi ta shtonte edhe më shumë numrin e golave, por një tjetër realizim i tij u anulua për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR-it.
Edhe 18 gola deri te shifra historike
Me këtë realizim, Ronaldo ka arritur në 982 gola zyrtarë në karrierën e tij dhe i nevojiten edhe 18 për të prekur shifrën e 1.000 golave.
Në moshën 41-vjeçare, ylli portugez vazhdon të sfidojë kohën dhe të shkruajë histori në futbollin botëror.
Fitorja e ndihmoi Al-Nassr të arrinte në 25 pikë në kampionatin saudit, duke vazhduar garën për kreun e tabelës. /Zëri

