KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar

Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe diasporë që këtë të diel të votojnë për Koalicionin Shqiptar, me numrin 17.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se kjo votë është më shumë se një votë, pasi sipas saj, përfaqëson forcë për të luftuar shkeljet e vazhdueshme të Serbisë ndaj të drejtave të shqiptarëve.

“Vota për Koalicionin Shqiptar, me numrin 17, këtë të diel, është më shumë se një votë: është forcë për të luftuar shkeljet e vazhdueshme të Serbisë ndaj të drejtave të shqiptarëve”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar se bashkimi i shqiptarëve ka sjellë gjithmonë rezultate historike, duke bërë thirrje që edhe zgjedhjet e së dielës të dëshmojnë fuqinë e tyre kur janë të bashkuar.

“Bashkimi i shqiptarëve ka sjellë gjithmonë rezultate historike. Le ta bëjmë edhe këtë të diel një tjetër dëshmi të fuqisë sonë kur jemi bashkë!”, ka përfunduar Osmani.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.