KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjilani lëshon fitoren nga duart ndaj Llapit

Gjilani lëshon fitoren nga duart ndaj Llapit

Gjilani dhe Llapi kanë ndarë pikët, duke barazuar 1-1 në kuadër të javës së 11-të të Superligës së Kosovës.

Në një ndeshje ku golat u shënuan në pjesën e dytë, Gjilani kaloi në epërsi në minutën e 69-të, kur Ardian Limani realizoi për 1-0.

Megjithatë, vendasit nuk arritën ta ruanin avantazhin deri në fund, pasi Llapi reagoi në minutat e fundit. Arbnor Aliu shënoi në minutën e 88-të, duke vendosur rezultatin përfundimtar 1-1.

Kjo ndeshje shënoi edhe debutimin e Zekirija Ramadanit në stolin e Gjilanit, por trajneri nuk arriti ta festonte me fitore para tifozëve të skuadrës së tij.

Në anën tjetër, barazimi nuk i jep fund serisë negative të Llapit, që tashmë ka shkuar në gjashtë ndeshje radhazi pa fitore në kampionat.

Pas këtij barazimi, Gjilani renditet në pozitën e tretë me 18 pikë, ndërsa Llapi zë vendin e parafundit, të nëntin, me vetëm pesë pikë të grumbulluara./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.