KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjykata e Prishtinës: Nuk kishim mundësi tjetër ligjore përveç lirimit të Gani Gecit

Gjykata e Prishtinës: Nuk kishim mundësi tjetër ligjore përveç lirimit të Gani Gecit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka liruar nga paraburgimi të pandehurin Gani Geci, pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar ndërprerjen e kësaj mase.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi, e cila ka bërë të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për ndërprerje të masës së paraburgimit, në çështjen penale ndaj të pandehurit G.G., gjyqtari i procedurës paraprake përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur për lirimin e të njëjtit nga masa e paraburgimit”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Ajo ka sqaruar se gjyqtari, në arsyetimin e aktvendimit, ka theksuar se në këtë fazë të procedurës penale gjykata është e lidhur me kërkesën e Prokurorisë për ndërprerjen e paraburgimit.

“Andaj ka liruar të pandehurin nga masa, dhe në raste të tilla, gjykata nuk ka mundësi tjera ligjore, përveçse të ndërpresë masën e paraburgimit”, thuhet më tej në përgjigjen e zëdhënëses së Gjykatës.

Lirimi i Gecit nga paraburgimi vjen pas zhvillimeve të fundit në procedurën penale ndaj tij dhe reagimit të avokatit Besnik Berisha, i cili njoftoi se ishte tërhequr nga mbrojtja, duke ngritur pretendime për presion të ushtruar ndaj klientit të tij lidhur me pranimin e fajësisë.

Ndryshe, avokati Besnik Berisha ka njoftuar se ka revokuar autorizimin për mbrojtjen e Gani Gecit, duke pretenduar se gjatë procedurës në Prokurorinë Themelore në Prishtinë është ushtruar presion ndaj klientit të tij për të pranuar fajësinë në këmbim të mundësisë për ndërprerjen e paraburgimit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.