KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ronaldo nuk ndalet, arrin në 982 gola në karrierë – vetëm 18 e ndajnë nga rekordi historik

Ronaldo nuk ndalet, arrin në 982 gola në karrierë – vetëm 18 e ndajnë nga rekordi historik

Cristiano Ronaldo vazhdon t’i afrohet një tjetër rekordi historik. Ylli portugez shënoi në fitoren 3-1 të Al Nassr si mysafir ndaj Al Faysaly në Ligën Premier të Arabisë Saudite, duke e çuar në 982 numrin e golave në karrierën e tij.

41-vjeçari është vetëm 18 gola larg arritjes së shifrës magjike prej 1.000 golash në ndeshjet zyrtare. Me golin e fundit, Ronaldo ka realizuar 836 gola me klubet dhe 146 me përfaqësuesen e Portugalisë.

Në nivel klubesh, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar pesë gola për Sporting Lisbonën, 145 për Manchester Unitedin, 450 për Real Madridin, 101 për Juventusin dhe 135 për Al Nassr.

Këtë sezon, Ronaldo ka realizuar gjashtë gola për klubin saudit, pesë në kampionat dhe një në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Në ndeshjen e fundit, portugezi shënoi golin që e çoi Al Nassr në epërsi 2-0, pas asistimit të bashkëkombësit Joao Felix.

Al Hamdan dhe Angelo realizuan golat e tjerë për skuadrën e Ronaldos, ndërsa Bongonda shënoi për Al Faysalyn./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.