Nga pamjet e publikuara në faqen zyrtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shihen rekrutët e rinj të përlotur gjatë ceremonisë solemne të betimit, e cila shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe fuqizimin e FSK-së.
Sot, 515 rekrutë të rinj dhanë betimin, duke u zotuar për besnikëri ndaj Republikës së Kosovës, respektim të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, si dhe përkushtim në përmbushjen e misionit të tyre në shërbim të atdheut.
Ceremonia u përcoll me emocione, teksa rekrutët u zotuan se do t’i shërbejnë vendit dhe do ta kryejnë detyrën e tyre me përgjegjësi, transmeton Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

