KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Superkompjuteri i parashikon 11 fituesit e ardhshëm të “Topit të Artë”, Yamal triumfon tri herë

Superkompjuteri i parashikon 11 fituesit e ardhshëm të “Topit të Artë”, Yamal triumfon tri herë

Një superkompjuter i zhvilluar nga Canadian Sports Betting i ka parashikuar fituesit e 11 edicioneve të ardhshme të “Topit të Artë”, duke përfshirë periudhën nga viti 2026 deri më 2036.

Sipas këtyre parashikimeve, favorit për çmimin e vitit 2026 është sulmuesi i Bayern Munichut dhe i kombëtares së Anglisë, Harry Kane, të cilit i atribuohen 58 për qind gjasa për ta fituar trofeun.

Ndërkohë, ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, i ka vetëm 18 për qind gjasa sipas modelit, pavarësisht sukseseve të tij.

Yamal, tri herë fitues i parashikuar

Superkompjuteri parashikon që Yamal ta fitojë “Topin e Artë” tri herë gjatë dekadës së ardhshme: në vitet 2027, 2031 dhe 2035.

Një tjetër futbollist i Barcelonës që shfaqet në listë është mbrojtësi Pau Cubarsí, të cilin parashikimi e sheh si fitues të mundshëm në vitin 2033.

Bellingham, Endrick dhe Arda Güler në listë

Edhe Real Madridi përfaqësohet nga disa emra të rëndësishëm.

Jude Bellingham parashikohet ta fitojë çmimin në vitin 2028, Endrick në vitin 2032 dhe Arda Güler në vitin 2034.

Lista plotësohet nga Michael Olise i Bayern Munichut, i parashikuar si fitues në vitin 2029, Erling Haaland i Manchester Cityt në vitin 2030 dhe Estevao i Chelseat në vitin 2036.

Sipas këtij parashikimi, as Kylian Mbappé dhe as Vinícius Júnior nuk do ta fitojnë “Topin e Artë” gjatë kësaj periudhe.

Fituesit e parashikuar nga viti 2026 deri më 2036:

2026 – Harry Kane

2027 – Lamine Yamal

2028 – Jude Bellingham

2029 – Michael Olise

2030 – Erling Haaland

2031 – Lamine Yamal

2033 – Pau Cubarsí

2034 – Arda Güler

2035 – Lamine Yamal

Natyrisht, këto janë vetëm parashikime statistikore dhe jo rezultate të konfirmuara.

Fituesit e ardhshëm do të varen nga paraqitjet individuale, trofetë e fituar dhe shumë faktorë të tjerë gjatë viteve në vijim. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.