Lionel Messi ka fituar pothuajse gjithçka në futboll, por mënyra se si ai flet për karrierën e tij vazhdon t’i mahnitë tifozët.
Argjentinasi ka treguar se si dëshiron të mbahet mend, duke dhënë një përgjigje që ka marrë shumë reagime në rrjetet sociale.
“Një sportist i madh që gjithmonë luftoi për t’i arritur qëllimet dhe ëndrrat e tij. Ndonjëherë ia dola të arrija atë që dëshiroja, ndonjëherë jo, por nuk ndalova kurrë së provuari për të fituar gjithçka që kisha përpara”, deklaroi Messi, në fjalët e publikuara nga Fabrizio Romano.
Pikërisht modestia e tij i ka befasuar tifozët. Njëri prej tyre shkroi: “Më i madhi që ka luajtur ndonjëherë futboll dhe, megjithatë, kaq modest”.
Një tjetër theksoi se Messi do të kujtohet përgjithmonë si më i madhi, brenda dhe jashtë fushës, ndërsa të tjerë e falënderuan për frymëzimin që u jep njerëzve.
“Ka fituar gjithçka dhe ende flet sikur po e ndjek trofeun e tij të parë”, shkroi një tifoz tjetër.
Për shumë admirues, pikërisht kjo përulësi, e shoqëruar me këmbënguljen për të mos u dorëzuar kurrë, është një nga arsyet që Messi konsiderohet një futbollist i veçantë.
Në moshën 39-vjeçare, argjentinasi vazhdon karrierën te Inter Miami, me kontratë deri në vitin 2028. /Zëri

