Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndaluar për 48 orë një person në kuadër të hetimeve për rastin e njohur si “Rasti i njëmilionëshit”.
Lajmi është bërë i ditur nga Prokuroria Speciale, e cila ka njoftuar se ndalimi është bërë me urdhër të prokurorit të shtetit, raporton lajmi.net
Sipas njoftimit, Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po vazhdon veprimet hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit dhe sigurimit të provave relevante.
Komunikatë e plotë:
Prokuroria Speciale ndalon një person në kuadër të hetimeve për rastin e njohur si “Rasti i njëmilionëshit”
Prishtinë, 23 tetor 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen lidhur me rastin e njohur si “Rasti i njëmilionëshit”, me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar një person për 48 orë.
Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe sigurimin e provave relevante.
Duke pasur parasysh se hetimet janë në zhvillim, Prokuroria Speciale nuk do të japë detaje të tjera në këtë fazë, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor.
Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar në ushtrimin e kompetencave të saj ligjore, në mënyrë profesionale dhe të paanshme, duke respektuar të drejtat e personave të përfshirë në procedurë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë./Lajmi.net/

