KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Nuk do ta kursej as jetën time”, betohen ushtarët e rinj të FSK-së (VIDEO)

“Nuk do ta kursej as jetën time”, betohen ushtarët e rinj të FSK-së (VIDEO)

Ushtarët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dhënë sot betimin solemn gjatë ceremonisë së diplomimit të mbajtur në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u zotuar zyrtarisht për shërbim ndaj shtetit dhe qytetarëve, transmeton Klankosova.tv.

Të rreshtuar para eprorëve dhe flamujve shtetërorë e ushtarakë, rekrutët ngritën dorën e djathtë dhe përsëritën njëzëri fjalët e betimit solemn.

 Betohem solemnisht se do të jem i përkushtuar dhe do t'i qëndroj plotësisht besnik Republikës së Kosovës, se do t'u bindem urdhrave të Presidentit të Republikës së Kosovës dhe eprorëve të mi në pajtim me ligjin, dhe se do t'i kryej detyrat e mia me zell, nder dhe dinjitet. Betohem solemnisht se do ta zbatoj Kushtetutën e Republikës së Kosovës, do t'i shërbej popullit dhe atdheut tim, dhe për mbrojtjen e tyre nuk do ta kursej as jetën time. Betohem! Betohem! Betohem!”

 Pas dhënies së betimit me thirrjet e njëzëshme, formacioni ushtarak përmbylli ceremoninë zyrtare të rreshtimit, teksa ushtarët e rinj tani janë të gatshëm për t'u integruar plotësisht në radhët aktive të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.