KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti 515 ushtarëve të rinj të FSK-së: Liria është amanet, mbrojtja e saj përgjegjësi e përbashkët

Kurti 515 ushtarëve të rinj të FSK-së: Liria është amanet, mbrojtja e saj përgjegjësi e përbashkët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të 515 ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), e mbajtur në kazermën “Adem Jashari”.

Në fjalimin e tij, Kurti u bëri thirrje ushtarëve të rinj që detyrën e tyre ta kryejnë me nder, përkushtim dhe vetëdije të lartë për përgjegjësinë që kanë ndaj vendit.

Ai theksoi se uniforma ushtarake përfaqëson jo vetëm përgjegjësinë e pjesëtarëve të FSK-së, por edhe besimin dhe aspiratat e qytetarëve të Kosovës për të jetuar në paqe.

“Të dashur ushtarë, mos harroni kurrë se pas uniformës suaj janë qytetarët e Kosovës, familjet e tyre, fëmijët që duan të rriten në paqe dhe një popull që e ka fituar lirinë me shumë mund e vuajtje”, tha Kurti.

Kreu i Qeverisë vuri në pah edhe rëndësinë historike të figurës së komandantit legjendar Adem Jashari, duke e cilësuar emrin dhe veprën e tij si udhërrëfyes të përhershëm të vetëmohimit dhe përkushtimit ndaj atdheut.

“Le të jetë emri i kryekomandantit legjendar Adem Jashari një kujtesë e përhershme se çfarë do të thotë të qëndrosh për atdheun. Ky është atdheu ynë. Ky është shteti ynë. Liria është amanet. Mbrojtja e saj është tërësi funksionesh që i ndajmë bashkë, përgjegjësi zyrtare dhe qytetare e përbashkët”, deklaroi Kurti.

Në fund të fjalimit, ai i uroi ushtarët për diplomimin, duke përfunduar me mesazhin: “Rroftë Forca e Sigurisë së Kosovës. Rroftë Republika e populli ynë!”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.