KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Raphinha, makthi i Real Madridit dhe i portierit Courtois

Raphinha, makthi i Real Madridit dhe i portierit Courtois

Raphinha po shndërrohet në një makth të vërtetë për Real Madridin. Barcelona ka fituar gjashtë përballjet e fundit ndaj rivalit të përjetshëm, ndërsa braziliani ka shënuar shtatë gola gjatë kësaj serie.

Sipas Marca, sulmuesi i Barcelonës është një nga lojtarët që madrilenët duhet ta kenë më shumë në vëmendje për El Clásicon e radhës.

Shpejtësia, aftësia në duelet një kundër një dhe instinkti para portës e bëjnë Raphinhën një kërcënim të vazhdueshëm për mbrojtjen e Real Madridit, veçanërisht për portierin Thibaut Courtois.

Braziliani vjen në këtë përballje si golashënuesi më i mirë i La Ligës, përpara Kylian Mbappés.

Pas rikthimit nga lëndimi në ndeshjen kundër PSG-së, ai po punon për ta rifituar formën optimale.

Barcelona shpreson që Raphinha të jetë në nivelin e tij më të mirë, pasi statistikat e tij të fundit tregojnë se ai mund të jetë përsëri vendimtar në El Clásico. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.