Visar Memeti, kandidat për deputet nga Alternativa për Ndryshim, në kuadër të listës "Koalicioni Shqiptar", ka folur për bashkimin e shqiptarëve në prag të zgjedhjeve të së dielës në Serbi.
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Memeti tha se kësaj here shqiptarët janë bërë bashkë, me synimin për të siguruar së paku tri ulëse në Parlamentin e Serbisë.
“ Këtë herë jemi bërë bashkë dhe, normalisht, synimi është padyshim që të sigurojmë minimum tri ulëse në Parlamentin e Serbisë”, tha mes tjerash Memeti.
Ndiqni videon e plotë:
Burimi: klankosova.tv ↗

