Apple ka hedhur zyrtarisht në treg telefonin e saj të parë të palosshëm, “iPhone Duo”, me një çmim që i afrohet shifrës prej 2,000 dollarësh dhe me sasi tejet të kufizuara në dyqanet anembanë botës.
Ky lançim shënon hyrjen e gjigantit amerikan në garë të drejtpërdrejtë me rivalët si Samsung e Huawei, si dhe përbën testin e parë të madh për shefin e ri ekzekutiv të kompanisë, John Ternus, raporton Reuters.
Interesimi i lartë e ka tejkaluar menjëherë stokun e disponueshëm, duke detyruar shtyrjen e dërgesave deri në fund të janarit, teksa Apple ka vendosur rregulla strikte duke lejuar blerjen e vetëm dy pajisjeve për klient.
Burimi: lajmi.net ↗

