Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka dhuruar spektakël në stërvitjen e fundit para El Clasicos ndaj Real Madridit, duke lënë të mahnitur bashkëlojtarët me driblimet dhe golin e realizuar.
Faqja zyrtare e Barcelonës ka publikuar një video nga stërvitja, ku 19-vjeçari shfaqet në formë të shkëlqyer, duke kaluar disa bashkëlojtarë kundërshtarë me teknikën e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me gol.
Viktima të driblimeve të talentit spanjoll ishin Rodri, portieri Dominik Livakovic, Gavi dhe Jesse Bisiwu, të cilët nuk arritën ta ndalnin aksionin e tij.
Driblimet dhe finalizimi i Yamali u pritën me ovacione nga bashkëlojtarët, të cilët nuk i kursyen duartrokitjet për paraqitjen spektakolare të sulmuesit.
Barcelona shpreson që Yamal ta bartë këtë formë edhe në përballjen e madhe ndaj Real Madridit, ku vëmendja do të jetë sërish te talenti i ri, një prej lojtarëve më të rrezikshëm të skuadrës katalunase.
Ndryshe, El Clasico e parë e sezonit në La Liga, e vlefshme për javën e 10-të pritet të zhvillohet të dielën në “Spotify Camp Nou” nga ora 21:00. /Telegrafi/

