KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Carlos Augusto drejt rinovimit me Interin deri në vitin 2031

Carlos Augusto drejt rinovimit me Interin deri në vitin 2031

Interi është shumë pranë marrëveshjes për vazhdimin e kontratës me Carlos Auguston deri në vitin 2031, pas paraqitjeve të shkëlqyera të brazilianit në këtë fillim të sezonit, raporton “La Gazzetta dello Sport”.

Mbrojtësi 27-vjeçar ka shkëlqyer me fanellën zikaltër, duke kontribuar me gola dhe asistime, ndërsa aftësia për të luajtur në disa pozita e ka bërë një futbollist shumë të rëndësishëm për trajnerin Cristian Chivu, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportimeve, marrëveshja pritet të finalizohet së shpejti, me nënshkrimin që mund të vijë brenda dy javësh.

Kontrata aktuale e Carlos Augustos skadon në vitin 2028, por Interi synon ta mbajë atë në Milano edhe për pesë vjet të tjera. / Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.