Antonio Conte ka reaguar ndaj spekulimeve për të ardhmen e tij, pas raportimeve që e lidhin me Manchester Unitedin, Juventusin dhe klube të tjera.
Trajneri italian ka theksuar se aktualisht nuk ka negociata në fazë të avancuar dhe se nuk do të nxitojë për t’u rikthyer në stolin e një skuadre, transmeton Klankosova.tv.
Pas një periudhe të shkëlqyer dhe të suksesshme te Napoli, do të marr kohën e nevojshme për të vendosur se si dhe kur do të rikthehem në drejtimin e një ekipi. Vendimin do ta marr kur të besoj se kushtet janë të duhura”, ka deklaruar Conte.
Ai ka mohuar gjithashtu raportimet për kërkesa të larta financiare, kontroll të plotë mbi klubet dhe pretendimet për personalitetin e tij të fortë, duke i cilësuar këto spekulime të pabazuara.
Conte ka bërë të qartë se vetëm në rast të një oferte konkrete do të ulet për të diskutuar kushtet e mundshme të bashkëpunimit. / Klankosova.tv

